Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos prekë mandatin e deputetit Tom Doshi. Me votat e komisionerëve të mbështetur nga PD dhe PS, Doshit jo vetëm që nuk i cenohet mandati, por ai lejohet të kanidojë në zgjedhjet politike.

 

Mbledhja ishte thirrur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, sipas të cilës nevojitet vlerësimi nëse ligjvënësi është ose jo në shkelje të ligjit për dekriminalizimin, pasi ka pasur një dënim në vitin 1990.

 

Por fakti se Doshi ka kaluar periudhën 5-vjeçare të e rehabilitimit pa kryer asnjë vepër penale, bashkoi në argumente komisionerët.

 

I vetmi që kërkoi shtyrjen e shqyrtimit dhe kthimin e dosjes në Prokurori, ishte Gëzim Veleshnja, anëtar i propozuar nga LSI. Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë.

 

Po ashtu, Komisionit vendosi datën 26 Maj, si afatin final për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë.

 

Kjo ishte mbledhja e parë që drejtohej nga Klement Zguri në cilësinë e kryeartit, ndërkohë që ish-kryetari Denar Biba, tashmë anëtar i thjeshtë nuk morri pjesë në mbledhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *