Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë kutitë e 72 qendrave të votimit në Tiranë.

 

Vendimi i marrë në unanimitet, erdhi pas shqyrtimit të kërkesave ankimore nga PDIU dhe PS, të cilat pretendonin se në tabelat përmbledhëse nuk janë pasqyruar në realitet votat e marra. Në mbledhjen e nesërme do te numërohen 49 kuti që u kërkuan nga PDIU dhe 23 të tjera, ku PS pretendon se ka më tepër vota.

 

Gjatë mbledhjes, palët kanë arsyetuar se nga këqyrja e materialeve filmike, vihen re mospërputhje mes votave që numërohen dhe shifrave në tabelat e rezultateve. Më herët, KQZ mori vendimin për shpërndarjen e mandateve për deputetë në 10 qarqe të vendit, përveç Tiranës dhe Beratit, për të cilat vijon shqyrtimi i kërkesave ankimore nga partitë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *