Në funksion të reformës zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon politikës të ndërhyjë në ligj, për të çregjistruar ato parti, të cilat hyjnë në zgjedhje vetëm për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi dhe nënkryetari Denar Biba, thanë para Komisionit Parlamentar të Ligjeve se partitë të cilat nuk justifikojnë ekzistencën e tyre, bazuar në vota, nuk duhet të ekzistojnë. Aktualisht në Shqipëri janë regjistruar 124 parti politike. Kryetarja e KQZ-së u tha deputetëve se institucioni që drejton, ka gati propozimet mbi reformën zgjedhore, të cilat më së shumti lidhen me çështje teknike të procesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *