Subscribe

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë një vendim për shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve zgjedhore, kërkuar nga dy partitë kryesore të mazhorancës, PS dhe LSI. Ishte kryetari Denar Biba, i cili tha se nuk kishte pse të merrej një vendim, pasi nuk kishte bazë ligjore.

 

Kundër shtyrjes së afateve u shpreh edhe Klement Zguri, anëtari i mbështetur nga opozita, pasi siç tha një vendimmarrje e tillë do përbënte shkelje të ligjit.

 

Por debatet nuk kanë munguar mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së.

 

Një ditë më parë PS dhe LSI, depozituan pranë KQZ-së kërkesën për shtyrje të afatit për regjistrimin e partive dhe të koalicioneve, me argumentin se në këtë mënyrë do t’i jepet më shumë kohë opozitës që të regjistroheshin në zgjedhje. Por, në të njëjtën ditë PD iu drejtua Komisionit me një letër, ku kërkonte të mos merrte në konsideratë kërkesën e mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *