Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen publike për të shqyrtuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për tu regjistruar në koalicion me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe lëvizjen e Sali Berishës që duan ta quajnë ‘Shtëpia e Lirisë’.

 

PD kundërshton regjistrimin e koalicionit. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, tha se kjo kërkesë nuk duhet pranuar për disa arsye teksa theksoi se nuk ka një subjekt zgjedhor tjetër me emrin ‘PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimi.

 

“Nenin 65 kërkon që pjesë e koalicioneve të jenë partitë politike të regjistruara. Kërkesa e LSI është depozituar në datën 31 janar, në një kohë kur vetë LSI nuk e kishte fituar cilësinë e subjektit zgjedhor. Edhe PDK është regjistruar si subjekt pasi kishte paraqitur kërkesën për regjistrim në koalicion. Do ishim sot në shkelje të ligjit nëse do të procedonim në këtë kërkesë. Partitë janë regjistruar me 2 shkurt. Dje ka qenë afati për regjistrim koalicioni dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim koalicioni. Kjo kërkesë duhet rrëzuar dhe nuk duhet pranuar. Një element tjetër është fakti se nga leximi që i bëjmë kërkesës por edhe vetë marrëveshjes brenda është ‘PD, Komisioni i Rithemelimit’. Në faqen e dytë thuhet se partitë përbvërëse të koalicionit janë ‘LSI, PD Komisioni i Rithemelimit dhe PDK. Gjithashtu thuhet se drejtuese e koalicionin është Partia Demokratike e Shqipërisë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Kush autorizoi që në emër të PD të bëhej kjo marrëveshja. Nuk ka një subjekt zgjedhor tjetër me emrin ‘PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *