Subscribe

Me 4 vota pro dhe 1 kundër, KQZ shpalli këtë të shtunë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 30 qershorit.

Përpara vendimit, kryetari I KQZ, Klement Zguri dhe anëtari Denar Biba nuk nguruan të shprehin opioninin e tyre në lidhje me këtë proces zgjedhor.

Zguri shprehu keqardhje që sipas tij, puna dhe performance e KQZ në këtë process zgjedhor ka qënë e dobët.

Ndërsa Denar Biba deklaroi se politika mund të bëjë kompromisë por jo në dëm të kushtetutes. Ai shtoi se në këto zgjedhje ka ndjerë më shumë se kurrë mbështetjen e ndërkombëtareve për punën e KQZ.

Në fund gjatë votimit, Zguri ka votuar kundër shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te 30 qershorit ndërsa 4 anëtarët e tjerë të KQZ votuan pro.

KQZ la edhe një mbledhje tjetër brenda ditës së shtunë, konkretisht në orën 13:00 për shpërndarjen e mandateve në të 61 bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *