Subscribe

Deputeti i Partise Demokeratike Gazment Bardhi akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit.

 

Sipas Bardhit, institucioni i administrimit të zgjedhjeve ka konfirmuar kandidaturën e Qerim Ismailajt duke mos respektuar dekriminalizimin.

 

KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin.

 

Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *