Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesat për zhvillimin e tre referendumeve lokale në kryeqytet. Me votën e katër anëtarëve të komisionit, nuk është pranuar nisja e procedurave për thirrjen e referendumeve, të cilat kundërshtojnë ndërtimin e parkingut nëntokësor në parkun “Rinia” në Tiranë. Argumenti kundër kishte të bënte me faktin se referendumi prekte anën financiare të Bashkisë Tiranë dhe për këtë aspekt, kushtetuta e vendit nuk lejon zhvillimin e referendumeve. Po ashtu u kundërshtua edhe referendumi për ndërtimin e këndit të lojërave tek liqeni Artificial, si dhe ai kundër ndërtimeve në hyrjen e këtij parku. Partia Demokratike kërkonte realizimin e referendumeve, me arsyetimin se këto objekte cenonin hapësirat e gjelbra në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *