Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por duke lënë jashtë ‘PD e Berishës’. Kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi deklaroi se ky koalicion do të regjistrohet vetëm në emrin e tre partive të tjera, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

 

“Do të regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por me parti pjesëmarrëse vetëm tre parti polike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, tha Celibashi.

 

Kërkesa e paraqitur pranë KQZ mbante firmën e Berishës nën logon e Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i kësaj force politike në KQZ, Indrit Sefa deklaroi se ky nënshkrim i Berishës është shkelje e rëndë e ligjit dhe mashtrim i qytetarëve.

 

“Duhet të konstatojmë dhe njëherë faktin se sekretari i përgjitshëm me keqardhje nuk është njohur as ai me vendimin me datë 16.03.2023, ku PD është regjistruar si subjekt zgjedhor. Unë si përfaqësues i përhershëm i PD, iu konfirmoj se PD nuk ka bërë asnjë koalicion. Janë përdorur emri, karakteristikat dhe logo e PD. Neni 65 përcakton qartë, nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar nga ky komision dhe nga ligji. Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit në mashtrim të njerëzve” tha ai.

 

Nga ana tjetër, pala e “Berishës” deklaroi se do të ankimojë pranë KAS këtë vendim të KQZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *