Kandidatura e Muharrem Rames per Bashkinë e Dibrës, do te mbështetet nga 4 parti te mazhorances, ndërkohe qe Sherefedin Shehu do te mbështetet nga koalicioni opozita me 12 parti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot koalicionet qe do te garojnë ne zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës dhe ajo qe bie ne sy është se Partia e drejtuar nga Nard Ndoka i cili ne zgjedhjet lokale kaloi ne koalicionin qeverisës është kthyer ne kampin opozitar. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar te regjistroje 6 parti te koalicionit te djathte, per shkak se kishin kthyer jashtë afateve fondet e marra ne zgjedhjet lokale. Per shkak te kandidimit ne Dibër te Sherefedin Shehut, KQZ ka bere spostimin e listës, duke i dhënë Dhurata Çupit mandatin e deputetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *