Subscribe

Komisioni qendror I zgjedhjeve ka regjistruar kandidatet e partise “Bindja demokratike” per zgjedhjet e 30 qershorit  bazuar mbi vertetimet e kuvendit se kjo force politike ka 2 deputete; Andi Permetin dhe Lefter Koken.

Në mesin e kandidateve zyrtarë tashmë të “Bindjes” janë Arben Skënderaj në Tiranë, Valbona Mezini në Vlorë, Ylber Gjeta në Kamëz, Leonard Olli në Korcë, Valbona Sakollari në Durrës dhe Salvador Kaçaj në Lezhë.

Por partia demokratike kerkoi mosregjistrimin e tyre duke iu referuar nenit 68 te kodit zgjedhor I cili ne leximin e opozites kerkon qe partia te ekizstoje prej 6 muajsh dhe te kete nje deputet, jo thjesht deputeti te jete pjese e parlamentit prej 6 muajsh.

Por anetaret e KQZ risollen ne vemendje raste te tjera kur komisioni ka marre vendime pro partive si bindja demokratike.

Edhe kjo mbledhje u shoqerua me debate mes  mes përfaqësuesit ligjor të PD Ivi Kaso dhe anëtarit të KQZ që përfaqëson socialistet, Denar Biba per statusin e partise demokratike tashme kur ajo nuk merr pjese ne zgjedhjet vendore.

 

Kandidatet e “Bindjes” te regjistruar ne zgjedhje:

  1. Bashkia Vlorë, znj. Valbona Mezini, Partia Bindja Demokratike
  2. Bashkia Durrës, znj.Valbona Sakollari, Partia Bindja Demokratike
  3. Bashkia Kamëz, z.Ylber Gjeta, Partia Bindja Demokratike
  4. Bashkia Lezhë, z.Salvador Koço, Partia Bindja Demokratike
  5. Bashkia Korçë, z.Leonard Olli, Partia Bindja Demokratike
  6. Bashkia Tiranë, z. Arben Skënderaj, Partia Bindja Demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *