E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ regjistron 34 parti në garë për “lokalet”

Ka shkuar ne 34 numri i partive te regjistruara per zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

Ne mbledhjen e se martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dhe 9 parti te tjera, ndërsa janë dorëzuar dokumentet dhe për te paktën 3 forca politike te cilat duan te garojnë.

Mes partive ishte dhe LIBRA, regjistrimi i se cilës solli diskutime gjate mbledhjes, pasi Endri Tafani tha ai ishte kryetar i kësaj force politike

Pavarësisht pretendimeve te ngritura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i është referuar vendimit te Gjykatës, e cila njeh si kryetar te kësaj partie Ben Blushin.

Reklamë

Por vetë Blushi, i kontaktuar nga Vizion Plus, sqaroi se është habitur nga vendimi i KQZ, duke shtuar se ai nuk drejton asnjë forcë politike dhe se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Lista e plotë e partive te regjistruara per zgjedhje:

  1. Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
  2. Partia Kombëtare Konservatore Albania – Kujtim Gjuzi
  3. Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Musliu
  4. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – Zef Bushati
  5. Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
  6. Partia e Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
  7. Partia e Migracionit Shqiptar – Kostaq Papa
  8. Partia për Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Shqipërisë – Kadri Isufaj
  9. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
  10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
  11. Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
  12. Partia Demokracia e re Europiane – Koçi Tahiri
  13. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
  14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
  15. Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
  16. Partia Minoriteti Etnik Grek për të ardhmen – Kristo Kiço
  17. Partia për Liri Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
  18. Partia Social Demokrate Shqiptare – Skënder Gjinushi
  19. Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostoli
  20. Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Çiçollari
  21. Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
  22. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber valteri
  23. Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
  24. Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arjan Starvova
  25. Partia për Mbrojtjen e të Drejtat të Emigrantëve – Ymer Kurti
  26. Partia Socialpunëtore shqiptare – Ramadan Ndreka
  27. Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
  28. Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
  29. Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
  30. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare – Krenar Rryçi
  31. Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
  32. Fryma e re Demokratike – Bamir Topi
  33. Aleanca Kuq e Zi – Lumturi Ratkoceri
  34. Lista e Barabartë – Endri Tafani
  35. Bindja Demokratike

 

 

 

Më shumë video

Reklamë