E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ refuzon partitë e opozitës, dështon mbledhja për 13 tetorin

4 anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve gjeten një rruge te re për te bere te qarte se 13 tetori nuk është date zgjedhjesh; ata filluan pushimet verore duke injoruar thirrjen e kryetarit Klement Zguri për te zhvilluar mbledhje për këtë çështje.

 

I vetëm ne tavolinën e mbledhjeve te KQZ, Zguri mbajti thjesht një deklarate te shkurtër për te sqaruar pozicionin e tij.

 

Reklamë

Përveç kryetarit ne KQZ ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi ligjor i LSI i cili theksoi se pavarësisht këtij qëndrimi te anëtarëve te propozuar nga PS, Lëvizja Socialiste për Integrim do te regjistrohet ne zgjedhjet e 13 tetorit.

 

Një dite me pare 3 parti te koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te nise procedurat për te përgatitur procesin e 13 tetorit ne përputhje me dekretin e presidentit. Tashme qe kjo lëvizje e pare dështoi, pritet te shihet nëse opozita do ti shkoje deri ne fund respektimit te kësaj date e te paraqesë kërkesën për regjistrim ne zgjedhje apo jo, pasi afati skadon te hënën.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë