Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës në Tyumen,...

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje...

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, rekord...

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të...

Përdori këngën e saj në video lufte, Katy Perry...

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë për të...

Një person me makinë sulmon turmën gjatë Paradës në...

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00, më e ulët se në vitin 2021

9 Shkurt 19:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 15:00, ishte 28.32 për qind.

“Në 91.20 për qind të vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo 558.246 votues nga 1.970.944”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte më e ulët, sipas tij, pasi para katër vjetësh kjo përqindje ishte 32.32.

Elezi, po ashtu, bëri të ditur se në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës – ku votimi është zhvilluar më 8 shkurt – kanë votuar 15.352 votues nga 20.324 të regjistruar gjithsej.

Ai theksoi se procesi i zgjedhjeve është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Duke folur për shqetësimet e ngritura nga disa media, se ngjyra që i vihet në gisht qytetarit pas votimit, fshihet shpejt, Elezi tha se kjo nuk është e vetmja masë e sigurisë që aplikon KQZ-ja.

“Të gjithë personat që votojnë, pasi që identifikohen me një dokument zyrtar të Republikës së Kosovës, nënshkruajnë në hapësirën tek emri i tyre, pasi votojnë. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi të votojë sërish”, tha Elezi.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të parat të rregullta në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës./rel

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
KQZ Pjesëmarrje zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Vullnetarët pastrojnë Porto Palermon, Rama mbështet nismën: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

më shumë...

Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni me punëtorë, një i vdekur dhe 5 të plagosur

më shumë...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

më shumë...

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:49

U kap duke paguar me euro të...

12:43

Qëlloi me armë në ajër për të...

12:40

Vullnetarët pastrojnë Porto Palermon, Rama mbështet nismën:...

11:53

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës...

11:19

Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre...

11:04

Humb jetën elektriçisti në Pogradec, u godit...

10:53

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u...

10:38

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i...

10:11

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht...

9:53

Përdori këngën e saj në video lufte,...

9:41

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë...

8:47

Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën...

8:34

Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni...

8:27

Një person me makinë sulmon turmën gjatë...

8:19

Yjet flasin për dashurinë dhe portofolin, parashikimi...

8:14

Mot i kthjellët në gjithë Shqipërinë, temperaturat...

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.