E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ: PD të kthejë 1.7 mln lekë

13 partitë politike, mes tyre Partia Demokratike dhe ajo Republikane, duhet t’i kthejnë buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miliona lekë, që iu vunë në dispozicion për fushatën zgjedhore. Kodi Zgjedhor, përcakton se shpërndarja e fondeve bëhet bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, krahasuar me ato paraardhëse.

 

Nisur nga rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD fitoi 43 mandate për deputetë nga 46 që kishte në vitin 2013, duhet të kthejë 1.7 milionë lekë. Ndërsa PR do të kthejë në KQZ 2 milionë lekë.

 

Reklamë

Ndërkohë, Partia Socialiste, pasi fitoi 73 mandate, do të marrë shtesë edhe 2.8 milionë lekë. Shtesë fondesh përfitojnë edhe LSI dhe PDIU, PSD, të cilat në raport me zgjedhjet e 2013, fituan më shumë mandate dhe numër votash.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë