Me 4 vota kunder Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi Bindjen Demokratike e cila kerkoi hapjen e kutive te votimit ne 41 bashki te vendit.
Perfaqesuesi ligjor I partise Bindja Demokratike Fabian Topollaj kerkoi edhe marrjen e te dhenave nga sistemi TIMS pasi sipas tij ne 30 qershor eshte manipuluar pjesmarrja e votuesve.
Por KQZ votoi kunder kerkeses se tij pasi Topollaj nuk paraqiti asnje fakt qe te legjitimonte akuzat.
Tashme te gjitha ankesat e partise Bindja Demokratike do te shkojne ne Kolegjin Zgjedhor e do te jete gjykata ajo qe do te jape vendimin.
Por ky proces ankimimi do te vonoje shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe marrjen e detyres nga kryebashkiaket e rinj.