E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve, Celibashi: Nuk e komentoj dekretin, kemi detyrë ta zbatojmë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk e komentoi dekretin e Presidentit, por tha se KQZ është e detyruar ta zbatojë atë. Sipas tij, tashmë ka nisur puna për të realizar pa asnjë vonesë procesin e 9 nëntorit në gjashtë bashki të vendit.

“KQZ ka përgjegjësi vetëm organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një autoritet tjetër, siç është Presidenti sipas një procedure të caktuar vjen edhe ushtrimi i kompetencës së kreut të shtetit për të nxjerrë dekretin. KQZ nuk vë në diskutim gjithçka deri në daljen e dekretit, kjo është përgatitja e zgjedhjeve në 6 bashkitë. Nuk kemi të lejuar të debatojmë vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave, Presidentit apo çdo institucioni tjetër. Nuk përfshihemi dot në diskutimin politik”, u shpreh ai.

Kujtojmë se dekreti i Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve ka sjellë reagime të ashpra nga opozita, e cila e konsideron si një shkelje flagrante të Kushtetutës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë