Subscribe

6 marsi i vitit të ardhshëm është afati i fundit i regjistrimi të partive politike për zgjedhje vendore. Katër muaj nga kjo datë, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, nuk mund të thotë se cilën Parti Demokratike do të regjistrojë, atë të drejtuar nga Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Sesi do të jetë situata me rregjistrimin e çdo subjekti zgjedhor do ta themi në momentin kur do të paraqitet kërkesa.

 

Në marsin e këtij viti, gjykata e shkallës së parë regjistroi statutin e dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit të drejtuar nga Sali Berisha. Ai u apelua nga Enkelejd Alibeaj dhe ende nuk ka një vendim se kujt i përket vula dhe logoja e Partisë Demokratike, Berishës apo Alibeajt. Deri më tani si përfaqësues ligjor të PD-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh, ata të kryetarit në detyrë të demokratëve, Enkelejd Alibeaj.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Marash Logu dhe Indrit Sefa, se janë dy përfaqësues nga ai subjekt politik

 

Për vendoret e 14 majit, Ilirjan Celibashi i kërkoi qeverisë 3 miliardë lekë për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik edhe në gjashtë bashki të tjera të vendit. Ajo u refuzua, por fjalën e fundit do ta thotë komisioni parlamentar i ekonomisë, nëse do ta rrëzojë përfundimisht apo mund të japë një pjesë të shumës së kërkuar.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Nëse ekziston mundësia për t’i patur këto para dhe palët janë dakort që të zhvillohet ky proces, pra numërmi elektronik edhe në këto gjashtë bashki, kryesisht bashki të mëdh, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra, Durrësi dhe Fieri. Nëse nuk ka dakordësi dhe nuk ka para, nuk do të zhvillohet.

 

Në lokalet e pranverës për 61 kryetarët e rinj të bashkive, për herë të parë pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë në kohë reale. Do të jenë pajisjet e identifikimit elektronik, që do ta mundësojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *