E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ miraton tabelat me rezultatet e Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet e votimeve të 25 qershorit për qarkun Tiranë. PS ka marrë 18 mandate deputetësh, ndërkohë që PD 11 dhe LSI 5 mandate. Gjatë kësaj mbledhjeje përfaqësuesit ligjorë dhe politikë të PDIU-së kërkuan shtyrjen e vendimit me 48 orë, me qëllim verifikimin e materialeve filmike të numërimit të votave në Tiranë. Ata pretendojnë një mandate për deputet në këtë qark. Por përfaqësuesi i PS-së tha se sipas dokumentacionit, asnjë nga numëruesit dhe vëzhguesit e PDIU-së nuk ka raportuar asnjë shkelje gjatë procesit. Kërkesa e PDIU-së u rrëzua nga kqz. Po ashtu  u miratuan edhe rezultatet për qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe Berat.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë