E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ miraton fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen dhe renditjen e partive politike në fletën e votimit, në funksion të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

 

Sipas shortit i pari subjekt politik ne flete do të jetë FRD, ndërkohë që LSI do renditet e 14-a dhe PS e 15-ta. Burime bëjnë me dije se pas miratimit te numrit te fletëve te votimit do dërgohet per printim. Ne18 qershor do të garojnë 15 parti. Fletët e votimit do të printohen nga kompania greke “Lykos-Group”, e cila ofron shërbime ne 50 vende dhe ku printohet edhe kartëmonedha “euro” për shtetin helen.

 

Reklamë

Por, më herët, KQZ është përfshirë nga debatet, pasi përfaqësuesi ligjor i PD e më pas edhe tre anëtarët e KQZ të mbështetur nga opozita, kërkuan që të mos merrej një vendim i tillë. Sipas tyre, KQZ duhet të presë afatin ligjor prej 5 ditësh, që partitë të mund të ankimojne pranë Kolegjit Zgjedhor për vendimet e mëparshme, mbi regjistrimin e listave të kandidateve për deputetë të partive.

 

Por kreu i KQZ konsideroi kërkesës si përpjekje për të zvarritur procesin.

 

Ndërkohë, para KQZ-së “Sfida për Shqipërinë” garuese në zgjedhje ka denoncuar përfshirjen e personave me të kaluar të dyshimtë në listat e kandidatëve për deputetë.

 

Në funksion të transparencës, KQZ ofron të gjithë listën e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive politike, të ndara edhe sipas qarqeve.

 

Më shumë video

Reklamë