KQZ mblidhet të enjten për kërkesën e PS dhe LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 20.04.2017, ora 13:00, zhvillon mbledhjen për shqyrtimin e disa projekt vendimeve, si për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për Kryetar, Bashkia Kavajë, për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor “LIBRA”, si dhe shqyrtimin e kërkesës nga PS-LSI për shtyrjen e datër së rregjistrimit të koalicioneve.
Në një deklaratë për mediat KQZ, zbardh axhenden e rendit të ditës në mbledhjen e mesditës së të enjtes, ku shprehet se, “ Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për Kryetar, Bashkia Kavajë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 7 Maj 2017. Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë nr. 3, akti dt. 14.04.2017 për tu shprehur me vendim në lidhje me kërkesën e datës 31.01.2017 të Partisë “Lista e Barabartë” me gërma nistore “LIBRA”. Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim”.




