Në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 7 majit në Kavajë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i kërkon ndihmë kryeprokurorit Adriatik Llalla që të ndërhyjë për të mos u bllokuar procesi.
Biba i ka dërguar një letër shefit te organit qendror te hetimit, ne te cilën thuhet se Partia Demokratike do të përpiqet t’i pengojë dhe bllokojë zgjedhjet. KQZ e ka mësuar këtë informacion nga shkresa e datës 28 prill 2017 e drejtorit te policisë Haki Cako, vijon me tej letra.
Kreu i KQZ-së Biba thekson se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës, e cila dhe kjo është një e drejtë kushtetuese. Ne këto kushte, kërkohet qe qytetaret te lejohen te votojnë te dielën.