E diel, 27 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ i hap rrugë procesit të printimit të fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi vendimin për numrin e fletëve të votimit për zgjedhjet politike të 18 qershorit. Kështu, për garën elektorale do të printohen mbi 3 milionë e 500 mijë fletë votimi. Pas këtij vendimi, nis procesi i printimit të fletës së votimit. KQZ do t’i dërgojë kompanisë greke “lykos-group”, modelin përkatës. Një ditë më parë KQZ ka miratuar përmbajtjen dhe renditjen e partive politike në fletën e votimit. Sipas shortit të hedhur subjekti i parë politik ne flete do të jetë FRD, ndërkohë që LSI do renditet e 14-a dhe PS e 15-ta.

 

Vazhdo të lexosh