Subscribe

Ndryshimet në kodin zgjedhor dhe implementimi i tyre më 25 prill ka tërhequr vëmendjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilët do të vëzhgojnë procesin nga afër. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se përvoja shqiptare do të jetë një tregues i rëndësishëm për punën e institucionit që ai përfaqëson.

 

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ, KOSOVE

 

“Në përbërje të delegacionit të KQZ-së që do të qëndrojë gjatë fundjavës në Shqipëri do të jenë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe staf nga sekretariati i KQZ-së të cilët jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe më herët do të zhvillojnë takime të ndryshme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve atje, me trupa të caktuara zgjedhore për të parë kryesisht se si do të bëhet implementimi i këtyre risive në procesin zgjedhor në Shqipëri.”

 

Në fokus do të jenë risitë në organizmin e këtyre zgjedhjeve parlamentare, kryesisht përdorimi i teknologjisë.

 

 “Vëmendje e veçantë gjatë procesit të vëzhgimit do t’i kushtohet sidomos kësaj fushe, sidomos identifikimet elektronike të votuesve që do të bëhet në të gjithë qendrat e votimit si dhe votimi po ashtu numërimi elektronik të fletëvotimeve në një zonë të caktuar në Tiranë. Këto janë projekte që realizohen për herë të parë në Shqipëri dhe do të shohim nga afër si po zbatohen ato në terren”.

 

Për herë të parë rreth 23 mijë e 600 votues në Tiranë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes dhe të numërimit të votave në mënyrë elektronike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *