E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ e Kosovës: Numërimi i votave u mbyll të dielën në mbrëmje

Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në një kohë që janë numëruar 98% e votave, KQZ bëri të ditur se , Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48,17%, e ndjekur nga PDK-ja me 17,35%, LDK me 13,18% dhe AAK me 7,42%.

Reklamë

Sipas Valmir Elezit, zëdhënës i KQZ procesi i numërimit të votave ka përfunduar të dielën në mesnatë ndërsa kanë mbetur pa u procesuarf në faqen zyrtare edhe 46 vendvotime.

“Numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, shkruan Elezi në facebook.

Këto janë zgjedhje për legjislaturën e tetë të Kuvendi të Kosovës,

 

Të dielën morën pjesë në votime 45.52% e qytetareve me të drejtë vote

Më shumë video

Reklamë