E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50 % e votuesve të regjitsruar në diasporë

Ditën e sotme, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit votojnë në  përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Procesi ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës.

Reklamë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 50% apo 10.346 e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike.

Votimi i diasporës zhvillohet në 43 qendra votimi në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Sipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve në Prishtinë, janë rreth 105 mijë votues nga diaspora që janë regjistruar në total.

84.525 prej  kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, ndërsa pjesa tjetër paraqiten fizikisht në përfaqësitë diplomatike, gjë që ndodh për herë të parë në zgjedhjet në Kosovë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë