E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ debaton për kontratat e PD

Debati i ashpër politik mbi kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvendoset edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Nënkryetari Denar Biba kërkoi verifikim të plote të dokumenteve që administron Komisioni.

 

Reklamë

Por kreu i KQZ-së Zguri kujtoi se muaj më parë Biba propozoi gjobë e jo hetim.

 

Pas debateve, KQZ u ka kërkuar partive politike të bëjnë transparencën e financave vjetore, deri më 31 mars, pranë Gjykatës së Tiranës.

 

Ligji për “Për partitë politike”, sanksionon se shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, dënohet me gjobë nga 50 mijë deri 100 mijë lekë.

Më shumë video

Reklamë