E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi rezultatin përfundimtar të garës politike të 25 Qershorit. PS rezultoi forcë e parë politike me 74 deputetë, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet. Por edhe pse opozita përveç një ankimimi në KQZ për 4 kuti votimi në Berat, nga ku nuk rezultoi tjetërsim vote, akuzoi në mbledhjen e Komisionit se zgjedhjet ishin të manipuluara. Akuzë e vila u hodh poshtë nga përfaqësuesi socialist.

 

Për nënkryetarin e KQZ-së Biba, zgjedhjet e 25 qershorit treguan se palët asnjëherë nuk pajtohen me rezultatin përfundimtar. Pas përfundimit të zgjedhjeve, KQZ pritet të angazhohet në analizën ligjore të procesit, nga ku mësohet se do të përgatiten edhe propozimet për ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor, që do t’i kalojnë Parlamentit.

 

Më shumë video

Reklamë