Subscribe

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon forcave politike të mos bëhen pengesë e procesit zgjedhor, duke mos caktuar komisionerët në Qendrat e Votimit.

 

Sipas KQZ-së në shume qendrat votimi në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Elbasan, mungojnë të emëruarit e partive.

 

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengese për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionarët e QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve”

 

Situata bëhet alarmante, në kushtet kur një ditë para zgjedhjeve nis shpërndarja e bazës materiale drejt Qendrave të Votimit.

 

 “Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit. Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit. Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”

 

Caktimi i komisionerëvë, e drejtë e partive politike ka qenë një ndër shqetësimet e KQZ-së gjatë përgatitjeve të procesit zgjedhor. Fakt që ka detyruar KQZ-në të bëjë thirrje të shpeshta në adresë të partive, të cilat e kanë detyrim ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *