E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KPK shtyn vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën e shpalljes së vendimit  të rivlerësimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini.

 

Vendimi për Martinin ishte parashikuar që të jepej këtë të enjte për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet. Ndër të tjera në njoftim e KPK-së thuhet se data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

 

Reklamë

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini  u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore.

 

Prokurori i Krimeve të Rënda, është  kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë prokuror i SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë