E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës, Daniela Sulaj. Vendimi është marrë këtë të martë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 

Prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Reklamë

Skeda e e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Daniela Sulaj ka ndryshuar nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015.

 

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Sulaj zotëronte 9.3 milionë lekë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e saj familjare kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.

 

Në fund të vitit 2015, prokurorja kishte 618 mijë lekë likuiditete në bankë, pasuri të luajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 23.5 milionë lekë.

 

Sulaj filloi karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ndërsa në 2008-ën, u transferua në Prokurorinë e Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë