E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas verififikit të dokumentacionit të dorëzuar ka shkarkuar këtë të hënë  gjyqtarin e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha.

 

Gjyqtari Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

 

Sipas relatimit të çështjes ndaj Vjerdhës në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin.

Më shumë video

Reklamë