E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sociale

KPK konfirmon në detyrë zv. Prokurorin e Përgjithshëm

Zv. Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano është konfirmuar në detyrë. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

 

Jano ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit si pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figures.

 

Reklamë

Pas vitit 1997, ai u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër i Rendit Publik.

 

Ndërkohë, pasi mbaroi mandatin e tij, Jano vijoi punën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e përgjimeve.

 

Thoma Jano u zgjodh më 30 dhjetor zëvendës i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Vazhdo të lexosh

Reklamë