Subscribe

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Ajo nuk arriti të kalonte shkallën e dytë të vetting-ut. KPA vendosi rinisjen e hetimeve gjyqësore për Prelën, pasi Komisioneri Publik ngriti pretendime që ajo ka pasuri të pajustifikuara.

Komisioneri publik argumentoi se Prela nuk mund të provoje burimet  e ligjshme për  dy pasuri, për një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës. Po ashtu, u vendos në dyshim edhe një hua  prej 15 mije eurosh të marrë nga një i afërmi i Perlës.

Ndërsa problem mbetet edhe mospagimi i sigurimeve shoqerore per disa muaj nga bashkëshorti i prokurores. Prela e ka justifikuar këtë fakt me mungesën e dijenisë qe kompania ku bashkëshorti kishte punuar si inxhinier nuk kishte shlyer detyrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *