Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani.

 

Trupi gjykues i KPA përbëhej nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë.

 

Sipas KPA, Tavani u shkarkua padrejtësisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili konstatoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. Për KPK, prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *