E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KPA lë në fuqi vendimin për Besa Nikëhasanin

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të prokurores së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani.

 

Nikëhasani u hetua me përparësi, për shkak se kandidonte për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nuk ia doli të kalonte me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit. Nga hetimi administrativ rezultoi se subjekti nuk justikonte dot pasurinë dhe kishte mungesë të të ardhurave të ligjshme.

 

Reklamë

Ndërkohë prokurorja Nikëhasani e kundërshtoi ashpër vendimin dhe hapi i asaj i radhës, ishte përballja me Kolegjin, betejë të cilën e ka humbur tashmë. Shkarkimi i Nikëhasanit, fut në ngërc krijimin e institucionit të ri të KPL, kjo për faktin se nga katër kandidatë, tre janë shkarkuar.

 

Vendimi për prokuroren e Apelit të Shkodrës është marrë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo, relator Albana Shtylla dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë