Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato.

 

KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK, të datës 17 dhjetor 2018, ku gjyqtari Qato rezultoi se kishte probleme me pasurinë.

 

Sipas KPK gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

 

Gjithashtu KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997.

 

Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *