E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

KPA “djeg” Rovena Gashin, shkarkimi për shkak të pasurisë

Kolegji i posaçëm i apelimit vendosi të shkarkojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, prokuroren Rovena Gashi.

Fillimisht Gashi u shkarkua në korrik të 2018-ës nga shkalla e parë e vetingut, por ky vendim i KPK-së u ankimua nga vetë prokurorja.

Sipas trupës gjykuese, shkak për shkarkimin e saj është mos justifikimi i pasurisë.

Në seancat e mëparshme, gashi hodhi akuza të rënda ndaj trupës gjykuese, pasi kjo e fundit vendosi që të mos pranojë si ndihmëse në proces motrën e saj.

Por përveç betëjës që të rikthehej në detyrë, tashmë Gashi ka dy të tjera, njëra ku po hetohej për fshehje pasurie e deklarim të rremë. Ndërsa në Strasburg, nisi përpjekjen duke pretenduar për pezullim të padrejtë nga puna.

Vazhdo të lexosh

Reklamë