Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dorëzoi këtë të enjte në parlament dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Përpara dorëzimit të mandatit Kovaçevski u shpreh se qeveria e re, e cila do të drejtohet nga politikani shqiptar Talat Xhaferri, do të kujdeset mirë për qytetarët në muajt e ardhshëm, ndërsa tha se ai do të kthehet sërish në postin e kryeministrit.

“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030.”

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë ditës pritet të japë dorëheqjen si kryetar i Kuvendit edhe Talat Xhaferri për t’i hapur rrugë kështu procedurave për formimin e qeverisë teknike.

Kabineti, pjesë e të cilit do të jetë edhe opozita maqedonase, do të ketë për qëllim kryesor organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Xhaferri, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 8 maj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *