Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias nis sot një tur diplomatik në Kosove, Serbi dhe Maqedoni. Mediat ne vendin fqinj shkruajnë se ndalesa e tij e parë do të jetë në Prishtinë ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në Prishtinë do të bisedohet në kuadër të tensioneve me Turqinë, një marrëveshje me Beogradin, si dhe per perspektivën europiane të Kosovës.

 

Kotzias do të takohet me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov ditën e enjte në Ohër. Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

 

Ne lidhje me emrin e Maqedonisë, burime diplomatike bëjnë me dije se Athina mund te beje nje hap prapa ne lidhje me ndryshimet kushtetuese te Ish-republikës Jugosllave te Maqedonisë, ku Kotzias po mundohet te gjeje një zgjidhje të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *