Subscribe

“Nuk shkoj me pushime pa përfunduar marrëveshjen me Shqipërinë”, kështu është shprehur sot nga Moska gjatë një vizite zyrtare Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias.

 

Pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov, Kotzias u shpreh se është detyrë e diplomacisë të zgjidhë problemet.

 

“Ne jemi në një proces për të zgjidhur problemet që rezultojnë nga30 deri në 80 vjet me Shqipërinë. Para se të shkoj me pushime do ta përfundoj marrëveshjen, përndryshe nuk ka pushime”

 

 

Me anë të kësaj deklarate kryediplomati grek ishte i qartë dhe i prerë se bisedimet vijojnë të jenë intensive mes Shqipërisë e Greqisë dhe finalizimi i marrëveshjes së detit do të jetë shumë shpejt.  Por ndërsa pala greke e quan të mbyllur marrëveshjen, Tirana zyrtare sqaron se bisedimet ende vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *