Kryediplomati grek Nikos Kotzias hodhi poshtë çdo pretendim të Tiranës zyrtare për çështjen çame. Qëndrimin e tij ai e bëri publik gjatë konferencës për shtyp me homologun Ditmir Bushati, pak pasi ishte përballur me protestën e një grupi çamësh para Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë që Ministri i Jashtëm shqiptar Bushati duke theksuar se marrëdhëniet janë komplekse, tha se palët kanë lexime të ndryshme për çështjen çame, e cila duhet t’i nënshtrohet diskutimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në dritën e një drejtësie të munguar. I pyetur se pse Greqia nuk e heq ligjin e luftës, Kocias nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se dy vendet nuk janë në konflikt. Ndërsa për Bushatin dy vendet duhet marrin shembullin e praktikave europiane. Gjatë takimit, dy ministrat trajtuan çështjen e shumëpërfolur të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve. Ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi pune të përbashkët, për të diskutuar mbi të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve. Shefi i diplomacise greke ndodhet në tiranë pëtr një vizitë dy ditore, gjatë së cilës ai takohet me presidentin Nishani, kryeministrin Rama si dhe me liderin e opozitës Basha.