Gjatë intervistës së tij rreth dy orë me një panel gazetarësh ku në fokus ishte çështja e emrit me Maqedoninë, Kotzias këmbënguli qe te fliste per negociatat me Shqipërinë. Ai tha se pas bisedimeve te shumta Tirana pranoi marrëveshjen per detin.

 

 

Ramë dakord për zonën ekskluzive ekonomike. Kufirin do ta bëjmë me 12 milje, pastaj procedohet me zonën ekskluzive ekonomike. Ajo mund të shpallet kur tjetri e ka pranuar që sidoqoftë ke të drejtë 12 milje. Kjo është diçka e rëndësishme dhe kemi dhe gjëra të tjera të rëndësishme. Për zonën ekskluzive ekonomike bëmë 13 orë negociata, i pamë në mënyrë analitike në takimin treditor të Kretës.

 

 

Por ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama foli edhe per negociata mbi te drejtën e pronësisë se komunitetit çam, shefi i diplomacisë greke mohoi te jete diskutuar nje gje e tille.

 

 

Jo. pala shqiptare e diskuton, pala greke nuk e diskuton dhe këtu mbaron. Mendoj se pala shqiptare do të dëshirojë të bëjë propozime në autoritete të caktuara  për të drejtat e njeriut dhe zbatimin e tyre.

 

 

Sa i takon teksteve te minoritetit grek qe jeton ne Shqipëri, Athina mirëpriti propozimin e kryeministrit Edi Rama gjate takimit te forumit ekonomik botëror te Davosit.

 

 

Kemi një komision për librat shqiptarë që funksionon prej shumë kohësh. librat shkollorë të Shqipërisë në shtator do të kenë korrigjimet e duhura. Marrëveshja është që do të përpiqemi në vitin e ri shkollor. Z. Rama na bëri një propozim shumë të mirë në vend që Shqipëria të përkthejë libra grekë për minoritetin grek në Shqipëri propozoi t’i bëjmë ne të shkruara posaçërisht për fëmijët e minoritetit dhe nuk e them në cilën gjuhë. Mendoj se është një hap më shumë.

 

 

Në lidhje me Maqedoninë, Nikos Kotizias se brenda muajit shkurt Greqia do t’i dorëzoje propozimin e saj Maqedonisë. Nëse çdo gjë shkon mirë do të miratohet nga dy parlamentet. Ministri i jashtëm vlerësoi edhe miratimin e ligjit te gjuhës shqipe dhe kërkoi qe ngërçi i krijuar te zgjidhet sa me shpejt, me qellim qe te nise zbatimi i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *