Subscribe

Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i ka kërkuar qeverisë së Aleksis Cipras publikimin e dorëheqjes së tij.

Kozias është shprehur se i ka dorëzuar kryeministrit letrën e largimit prej nëntë faqesh ku argumenton të gjitha arsyet e këtij vendimi.

 

Kotzias nuk ka kursyer as akuzat për kundërshtarin e tij Panos Kammenos duke thënë se ministri i mbrojtjes nuk ka rol në formimin e politikës së jashtme të një vendi dhe se dikasteri i mbrojtjes nuk është ministria e jashtme numër 2.

 

Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, Kotzias deklaroi se “ajo duhet të shkojë mirë, pasi nëse kjo nuk ndodh do të shohim se sa të vështira janë punët”.

 

Ish-ministri nuk kurseu ironinë, duke thënë: “Bëmë një marrëveshje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe unë u bëra ish ministër”.

 

Panos Kammenos ndërkohë ka akuzuar ish kryediplomatin grek se ka marrë fonde të fshehta nga miliarderi Xhorxh Soros.

 

Sipas mediave, në ditët në vijim pritet një tjetër deklaratë nga ish mistri i jashtëm i cili mund të sjellë sërish tërmet në qeverinë greke.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *