E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kotzias-Pompeo, diskutohet bashkëpunimi mes SHBA dhe Greqisë

Roli i Greqisë në stabilitetin e rajonit ishte kryefjala e takimit mes ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias me sekretarin e shtetit Majk Pompeo. Kryediplomati grek Kotzias u ndal edhe te përplasjet e kohëve të fundit me Turqinë e çështjen e dy ushtarëve grekë, të cilët kaluan kufirin dhe gjenden në burgjet turke.

 

Ndërkohë që çështja e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk u diskutua në Takimin kokë më kokë Kotzias-Pompeo. Sipas Departamentit të Shtetit bashkëpunimi mes SHBA e Greqisë do të vijojë të jetë i konsoliduar në fusha të ndryshme. Gjithashtu Pompeo u tregua i gatshëm që SHBA të mbështesë ekonomikisht Greqinë për të kapërcyer krizën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë