Subscribe

Kryediplomati grek Nikos Kocias kërkon që Shqipëria dhe Greqia të mos mbeten peng i të shkuarës. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, ai foli për një traktat të ri miqësie me vendin tonë.

“Të mos ngelemi peng i së shkuarës, i historisë sepse ne dëshirojmë që të mos i lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra, të cilat do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshirojmë që ato të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, me dialog, me pjekuri dhe në mënyrë racionale”.

Por të rinjtë e pyeten për çështjen ende te pazgjidhur te  kufirit detar.

“Kemi një situatë paradoksale që po na ndodh. Kemi një marrëveshje të nënshkruar tashmë që duhet të zbatojmë. Ne i themi qeverisë shqiptare që kjo është një marrëveshje  e firmosur në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Po, na thotë pala shqiptare, por shton se sipas Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë një fakt i tillë nuk është i ligjshëm. Ne i themi sërish palës shqiptare se e drejta ndërkombëtare është mbi të drejtën tuaj kushtetuese, por ju jepni sërish të njëjtën përgjigje ndaj edhe ne shihemi prej tetë vitesh në sy pa gjetur zgjidhje”.

Një nga studentët i kujtoi kryediplomatit grek nje shprehje vlonjate: Me detin duhet të kesh kujdes, sepse çfarëdo të besh me të, kripën ta sjell në pjatë”. Ndërsa Kocias u përgjigj:

“Mos më shikoni kështu. Për 40 vjet kam qenë zhytës dhe e njoh detin. E di që duhet respektuar. Si profesor mësova se edhe studentët duhen respektuar, ndaj me sinqeritet do t’ua falja detin që nuk më përket mua, por kjo nuk është e mundur. Uroj një të ardhme të mirë për ju dhe do bëjmë gjithçka është e mundur që ju të rinjtë të keni një të ardhme të shkëlqyer në Greqi”.

Ndërkohe, kryediplomati Kocias është takuar ketë te marte edhe me kryeministrin Rama, si dhe me kreun demokrat Basha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *