Subscribe

Javën e pare te qershorit, Tiranën do ta vizitoje shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias. Lajmin e konfirmoi per Vizion Plus ministria e Jashtme shqiptare. Çështje te nxehta si marrëveshja per detin, ligji i luftës, apo çeshtja e pazgjedhur e pronave do te jene ne fokusin e kesaj vizite. Kjo vizite është paralajmëruar edhe ne shtypin grek nga gazeta “Kathimerini”, e cila shkruan se Kotzias do te mbërrije ne Tirane me nje pakete propozimesh per zgjidhjen e çështjeve te mbetura pezull mes dy vendeve. Propozimet do te dorëzohen ne 20-vjetorin e nënshkrimit te traktatit te miqësisë mes dy vendeve. Pikat kryesore per t’u zgjidhur jane ndarja e Zones Ekonomike Ekskluzive mes dy vendeve, problemet e pronësisë, si dhe nxjerrja e eshtrave te rreth 11.000 ushtareve greke te cilet u vrane gjate luftës italo-greke ne vitet 1940-1941 ne territorin shqiptar. Sipas gazetës, pjese e propozimeve do te jete edhe kerkesa per mbrojtjen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, ku gjate muajve te fundit, pavarësisht presionit te vazhdueshëm nga Athina, jane shënuar shkelje te te drejtave fetare dhe politike. Greqia do te kërkoje qe çështjet dypalëshe te mbyllen sa me shpejt te jete e mundur, perpara fillimit te negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Athina dëshiron zgjidhje te pastër te tyre, ne mënyre qe hyrja e Shqipërisë ne BE te mos shoqërohet me probleme te lena pezull. Kotzias vizitoi per here te pare Tiranën korrikun e kaluar, ndërsa ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ne muajin mars zhvilloi nje vizite dyditore ne Athine, ne fokus te se cilës ishte kriza e emigranteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *