Subscribe

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias deklaron se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan dhe se BE i dënon të gjithë ata që kanë aspirata të tilla. Duke iu referuar komenteve të kryeministrit Rama dhe presidentit kosovar Thaçi për mundësinë e bashkimeve te vogla në rast se rajoni nuk integrohet në BE, Kotzias bëri këtë deklaratë për gazetën “Real News”.

 

“Kushdo që luan me zjarrin, në fund digjet. Ne nuk do të tolerojmë askënd që ngre çështjet e kufijve. Së bashku me partnerët europianë, në dënojmë këdo që mund të ketë aspirata të tilla”.

 

Kotzias tha se nuk ndihet i shqetësuar nga ideja e nje Shqipërie të Madhe.

 

“Ka nga ata që ëndërrojnë për pseudomadhështi. Por ne dhe BE nuk do ta lejojmë këtë. Kufijtë në Europë janë të përcaktuar dhe ata që përpiqen të ngatërrohen me ta, do të përballet me pasoja të mëdha dhe serioze”.

 

Kotzias thekson se ishte gabim që Greqia mbështeti Shqipërinë në NATO pa marrë gjë në këmbim, por sot Shqipëria e di se rruga drejt BE kalon përmes reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe mbrojtjes së te drejtave të minoritetit grek. Kjo sipas tij është rruga e stabilitetit.

 

Kapërcimi i çdo paqëndrueshmërie brenda vendit kërkon konsolidimin e demokracisë dhe kulturës së kompromisit. Përsa i përket zhvillimeve në Maqedoni, ministri i Jashtëm grek thotë se Athina nuk përzihet në çështjet e brendshme, por është e shqetësuar për mungesën e kulturës së kompromisit dhe kërkon që të funksionojë demokracia dhe shteti ligjor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *