Subscribe

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kotzias në një interviste mëngjesin e sotëm në programin e parë të radios shtetërore  ERT ka folur për marrëveshjen e detit me Shqiperine. Megjithese në fokus të intervistës gazetari kishte zhvillimet më të fundit rreth takimeve te kryeministrit Cipras në Bruksel në lidhje me çeshtjet e nxehta të politikës së jashtme si incidentet me Turqine dhe çeshtja e emrit të Maqedonisë, Kryediplomatit grek nuk nguroi të fillonte intervisten e tij pa u pyetur për Shqiperinë dhe marrëveshjen e detit mes dy vendeve.

Ai ka hedhur poshte të gjitha akuzat e deputeteve të partisë opozitare Demokracia e Re në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes së detit me Shqipërinë.

 

Marrëveshja e detit me Shqipërinë nuk ka përfunduar ende, është në proces. Në Shqipëri presidenti i  Republikes duhet të japë lejen (autorizimin). Sapo të japë autorizimin presidenti shqiptar, unë do të jap të gjitha detajet e marrëveshjes. Eshte fantazi e Partise Demokracia e Re. Deputetët e kësaj partie më akuzojnë për dhenien e ishujve në veri të Korfuzit. Nuk është aspak e vertetë. Më akuzojne njerëz të cilët nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk janë aspak seriozë. Duhet të jenë me serioze në punen e tyre, jam shume i nevrikosur nga këto akuza. Ne kërkojmë më shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Ditët e fundit deputetë të Partisë Demokracia e Re kanë kërkuar sqarime nga Kotzias në lidhje me përmbajtjen dhe transparencën e marrëveshjes së detit me Shqiperinë.

Pasi kryediplomatit grek bëri keto sqarime vazhdoi intervistën, të fokusuar te Turqia dhe emri i Maqedonisë. Ai theksoi se Turqia ka kaluar çdo kufi ligjor të së drejtes ndërkombëtare, ndërsa për çeshtjen e emrit me Maqedoninë u shpreh se praktika e çeshtjes së emrit i ka kaluar kryeministrit Cipras dhe në muajin mars Ministri i jashtem grek do te vizitojë Shkupin ku do te paraqise draft-marreveshjen për çeshtjen e emrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *