Subscribe

Vjen krisja e pare mes Athinës dhe negociatorit të kombeve te bashkuara. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotizasme sulmon Methju Nimiç, se ka transformuar ato që janë negociuar në Davos për çështjen e emrit shefi i diplomacisë greke beri te ditur se ka komunikuar me Nimiç mbi kornizën brenda te cilës duhet te zhvillohen negociatat.

 

“Realizova bisedë të gjatë me të dërguarin për ndërmjetësim të KB-së, Matthew Nimetz, i cili u kthye nga Shkupi. I kam theksuar atij në mënyrë të qartë dhe rigoroze se nuk është kompetent për të folur për politikën e Athinës, as për ta përshkruar atë qoftë dhe në mënyrën e gabuar.”

 

“Në bazë të takimit që kam pasur, dhe në bazë të diskutimeve të Z. Nimetz në Shkup, e kam bërë shumë të qartë se negociatat vazhdojnë vetëm në përputhje me atë që është rënë dakord në Davos.”

 

Përplasja mes ndërmjetësit të OKB-së dhe Kotzias, vijnë vetëm pak orë pas letrave kërcënuese adresuar ministrit të Jashtëm, Koztias dhe katër ministrave të tjerë të qeverisë greke, kundër zgjidhjes së çështjes së emrit. Ndërkohe në Athinë është paralajmëruar mbajtja e protesta kundër negociatave mes dy vendeve per zgjidhej e konfliktit 25 vjecar te çeshtjes se emrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *